Atalanta është surpriza e madhe e këtij sezoni në Serie A.
Zikaltërit vazhdojne me formën e shkëlqyer duke mposhtur Udinesen me rezultatin 2-0.
Golat e ndeshjes u shënuan nga De Roon me penallti në minutën e 81′ ndërsa goli i qetësisë erdhi 4 minuta më vonë nga Pasalic.
Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti, e nisën sfidën nga stoli, ndërsa mbrojtësi u hodh në fushë vetëm pak minuta para se të vinte goli i avantazhit.
Me këtë fitore ekipi i Gasperinit është ngjitur në vendin e katërt në renditje, vend që të çon në një vend në Champions.
Atalanta momentalisht ka 59 pikë, 3 më pak se Interi i vendit të tretë dhe një më shumë se Roma e vendit të pestë, ndërsa 4 javë nga fundi i kampionatit, gara për një vend në zonën Champions, është bërë më interesante se kurrë.