MENU
klinika

Talenti i Ajax

Barcelona ‘e dashuruar’ pas holandezëve, siguron edhe de Ligt

17.04.2019 - 21:24

Zyrtarizimi i Frenkie de Jong tek Barcelona bëri shumë bujë gjatë merkatos, sidomos pas paraqitjeve fantastike që lojtari po zhvillon me Ajax këtë vit.

Ekipi hollandez po shkëlqen këtë sezon, ku kanë spikatur mjaft talente që kanë rrëmbyer vëmendjen e klubeve më të mëdha të Europë.

Matthijs de Ligt është mbrojtësi që po shkëlqen këtë vit si në Holandë dhe Europë.

Sipas mediave të ndryshme, drejtuesit e Barcelonës kanë arritur marrëveshjen me Ajaxin dhe menaxherin e futbollistit Mino Raiola për transferimin e mbrojtësit 19-vjeçar në Camp Nou.

Talenti që eliminoi Juventusin nga Champions League, pritet t’i kushtojë Barcelonës rreth 80 milionë euro, ku 70 prej tyre që do të shkojnë në arkat e Ajaxit ndërsa 10 milionë të tjera do t’i shkojnë agjentit të lojtarit, Mino Raiola.

Marrëveshja është arritur, por sipas mediave, ajo do të bëhet zyrtare vetëm në fund të sezonit ndërkohë që dy holandezët do ta kenë më të lehtë përshtatjen me praninë e njëri-tjetrit. Në këtë mënyrë Barcelona siguron dy nga talentet më të mëdhenj të këtij sezoni duke kompletuar mesfushën dhe mbrojtjen për sezonet e ardhshme.

Katalanasit do blindojë mbrojtjen me shtatlartin 19-vjeçar, i cili është piketuar si pasardhësi ideal i Gerard Pique.