MENU
klinika

Katalanasit matematikisht kampionë

Barcelona ‘shpërthen shampanjën’

27.04.2019 - 23:22

Barcelona është shpallur matematikisht kampione e Spanjës për sezonin 2018-2019.

Falë një goli të Messit në minutën e 62-të, blaugranat mposhtën 1-0 Levanten në Camp Nou, duke ruajtur diferencën prej 9 pikësh ndaj Atleticos në renditje.

Ky titull ishte mbi të gjitha titulli i Lionel Messit, golashënuesit më të mirë të La Ligas autori i 34 golave deri tani në këtë sezon.

Për yllin argjentinas ky ishte titulli i 10-të i fituar në Primera Division dhe në 8 të fundit ka qenë protagonist kryesor ndërsa numëron edhe dy kampionate në epokën Rajikard.

25 fitore 8 barazime 2 humbje, 86 gola të shënuar dhe 32 të pësuar në 35 takime në të cilat Barcelona ka grumbulluar 83 pikë.

Festa në Camp Nou ishte e mrekullueshme pas dorëzimit të trofeut që presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit Luis Rubiales i bëri Lionel Messit.

Ky ishte titulli i dytë radhazi për trajnerin Ernesto Valverde dhe i teti për Barcelonën në 11 vitet e fundit.