MENU
klinika

Denoncimet e Salianjit

Basha i rikthehet “Babales”: Drejtësia e kapur nga Rama

12.04.2019 - 15:58

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar në një prononcim për mediat, menjëherë pas përfundimit të procesit gjyqësor për dosjen ”Babale” që vendosi të marrë të pandehur për kallëzim të rremë, ish- deputetin e PD, Ervin Salianji.

Kryetari i PD Lulzim Basha në një dalje publike për mediat tha se kupola e shtetit është e përfshirë në skandal korruptiv.

Basha tha se dëshmitari i rremë Alfred Alizoti ka pranuar të bëjë 1 vit burg, për të mbrojtur kupolën e shtetit në aferat e tyre korruptive.

Duke folur për denoncimet e Salianjit, Basha nënvizon se ky shtet dërgon në gjyq ata që denoncojnë dhe gradon të korruptuarit.

basha-konica.al
basha-konica.al

“Kupola e shtetit është e përfshirë në skandal. Alfred Alizoti ka pranuar të bëjë 1 vit burg për të mbrojtur kupolën e shtetit, e cila është e zhytur deri në fyt në afera korruptive dhe skandale. Deputeti i PD Ervin Salianji ka bërë publike për mediat fakte të rënda sesi Agron Xhafaj bën trafik droge, zbuloi dëshmitarin e rremë Alfred Alizotin, që bën ndere për kupolën e korruptuar të shtetit.

Prokuroria vetëm bën sehir dhe nuk vepron për zyrtarët e lartë e shtetit. Kjo sepse Prokuroria është kapur politikisht. Donika Prela dhe prokurorët e tjerë kanë marrë si të pandehur Salianjin, gazetarin Olldashi dhe denoncuesit e së keqes, e jo keqbërësit.

Sot të pandehur për afera të tmerrshme kriminale shtetërore duhet të ishin Taulant Balla, Fatmir Xhafaj, zyrtarë të SHISH. Edi Rama ka marrë në mbrojtje Ballën, Xhafajn, zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit që dalin në përgjime duke bërë favore për kriminelë me damkë dhe gradohen nga kriminelët”, tha kryetari demokrat Lulzim Basha.

“Dyshojmë se ka gisht edhe vjehrra”

Misteri rreth vr*sjes së Alba Cenkos

“Do të realizojmë 90% të tenderave me Inteligjencë Artificiale”

Rama: Jemi të parët në rajon për Prokurimet Publike

“Ambicia jonë, të prodhojmë edhe paratë në vend”

Rama: Sektori ku në teknologjinë e digjitalizim jemi mbrapa…

“Në Kosovë ka një acarim për disa iniciativa të panevojshme”

Gërvalla tregon pse janë ftohur raportet Tiranë-Prishtinë