MENU
klinika

Bundesliga, java 28

Bayern “shuplakë” Dortmundit, i merr kreun

06.04.2019 - 20:22

Bayern Munchen është hakmarrë për humbjen e fazës së parë ndaj Dortmund, duke fituar 5-0 në “Allianz Arena” dhe marrë kështu edhe kreun e Bundesliga-s.

17 minuta u kanë mjaftuar bavarezëve për të shënuar dy gola në “Allianz Arena” kundër Dortmund-it. Goli i parë është shënuar nga Hummels në minutën e 10-të pas një goditje nga këndi, me mbrojtësin që ka dërguar topin në rrjetë me  kokë.

Shtatë minuta më vonë ka ardhur edhe goli i dytë i vendasve, i shënuar nga Robert Lewandowski, i cili ka gjetur rrjetën pas një gabimi të mbrojtjes.

Ky ka qenë goli numër 200 i polakut në Bundesliga, ndërkohë që të gjithë lojtarët titullarë të Dortmund të marrë bashkë kanë shënuar 170.

Bavarezët kanë realizuar edhe dy gola të të tjerë të shpejtë me Martinez (41′) dhe Gnabry (43′). Spanjolli ka mposhtur portierin Burki me një goditje të bukur nga jashtë zone, ndërsa gjermani ka realizuar me kokë.

Bavarezët nuk do të ndaleshin këtu, pasi në minutën e 90-të Lewandowski ndëshkon përsëri ish-ekipin e tij, duke mbyllur ndeshjen 5-0.