Futbollistët e Kombëtares po shkëlqejnë në Evropë. Pas Ermir Lenjanit dhe Armando Sadikut, sot ishte radha e Bekim Bakajt, që po vazhdon me ritme mjaft të mira pjesën e dytë të sezonit në Rusi me Akhmat Grozni.
Balaj ka gjetur përsëri rrjetën në kampionat, duke ndihmuar skuadrën e tij të merrte tri pikë shumë të tëndësishme ndaj Orenburg, për të vazhduar ngjitjen në tabelën e klasifikimit.
Sulmuesi shkodra është kthyer titullar që kur ka lënë pas dëmtimin që e shqetësoi për shumë kohë,.Nëse në pjesën e parë të sezonit ai nuk po arrinit te gjente rrjetën, në të dytën po e bën me rregullsi.
Kështu, sot ai shënoi golin që vulosi suksesin 3-1 të skuadrës së tij duke tundur rrjetën për të dytën ndeshje radhazi, goli i tretë në 5 takimet e vitit 2019 në kampionat.
Në fushën e lojës sot është kthyer pas një kohe shumë të gjatë edhe Odise Roshi. Mesfushori kishte munguar disa muaj për shkak të problemeve me gjurin.