MENU
klinika

Marok

Bënë “selfie” pas golit, rivali u shënoi

04.04.2019 - 17:10

Në futboll ndodhin episode nga më të rrallat. I fundit ka ndodhur në Marok. Lojtarët e klubit maroken Youssoufia Berrechid tentuan ta rikrijojnë festimin e Mario Balotellit, teksa bënte “selfie” pas golit.

Mario Balotelli e kishte festuar golin e tij të shënuar kundër St Etienne, muajin e kaluar, duke e bërë një fotografi me bashkëlojtarët e tij, të cilën e postoi në llogarinë e tij në Instagram.

Ky veprim i italianit e kishte kapur vëmendjen e të gjitha mediave. Megjithatë, Balotelli kishte arritur ta ekzekutojë këtë festim në mënyrë të përsosur.

E njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për një tentim për ta rikrijuar këtë festim gjatë kohës së fundit. Youssoufia Berrechid i Club Athletic (kategoria e parë marokene) është kapur në befasi nga kundërshtarët, që kanë rinisur menjëherë lojën pas golit të pësuar.

Ata fituan një penallti të cilën e shndërruan në gol atë aksion dhe ndeshja përfundoi 1-1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Spektakolar si Maradona e Weah

75 metra me top, supergol i Gervinho