MENU
klinika

La Liga, Java 31

Benzema tregon klasin, përmbys Eibarin

06.04.2019 - 18:15

Real Madrid ka vuajtur përsëri, por kësaj here ia ka dalë të përmbysë shifrat në Bernabeu në 2-1 ndaj Eibar. Ishte Benzema që me dy golat e tij ktheu entuziazmin te Zidane dhe te tifozët.

Karim Benzema ka shënuar të dy golat e vendasve (59′, 81′), duke përmbysur rezultatin pas golit të realizuar nga miqtë me Cardona-n në minutën e 39-të.

Pavarësisht fitores, Real Madrid ka regjistruar një statistikë negative sot, pasi ka pësuar golin e 62-të në ndeshjet e këtij sezoni të luajtura në të gjitha kompeticionet, më shumë se çdo skuadër tjetër e La Liga-s.

Nuk ka qenë një ditë e mirë as për Gareth Bale, i cili është vërshëllyer nga tifozët tri minuta pas fillimit të takimit pasi ka gabuar kontrollin e topit.