Janë luajtur ndeshjet e Kategorisë së Parë për sa i përket javës së 22-të të saj. Të gjitha skuadrat zbritën në fushë për takime të rëndësishme, sidomos të fazës “Play-Out”.
Në Grupin A, Dinamo ka fituar me Erzenin 2-0. Blutë kanë shënuar dy gola, nga një për çdo pjesë. Ndërkaq, Korabi u mposht nga Besëlidhja. Vllaznia ka qenë pushim.
Shënkolli me Vorë ka marrë nga një pikë me dy gola në minutat e fundit të lojës, ndërsa Burrelit i ka mjaftuar një gol në shtëpi.
GRUPI A, PLAY-OFF
Dinamo-Erzeni 2-0
Kolgega 8′, Ndreu 62′
Korabi-Besëlidhja 0-1
Hoxha 68′
PLAY-OUT
Shënkolli-Vora 1-1
Pelinku 92’/ Turhani 91′
Burreli-Veleçiku 1-0
Kurbneshi 18′
Për sa i përket Grupit B, Besa ka fituar në Orikum, ku ka përfituar nga pushimi i Bylisit. Lushnja është ndalur në shtëpi nga Egnatia.
Apolonia ka “shtypur” Pogradecin me rezultatin 4-0. Ndërkohë Tomorri është mposhtur nga Turbina me rezultatin 0-2.
GRUPI B, PLAY-OFF
Orikumi-Besa 0-1
Celhaka 26′
Lushnja-Egnatia 2-2
Sefa 41′, 47 (p)’/ Branica 48′, Ibrahimllari 83′
PLAY-OUT
Tomori-Turbina 0-2
Roshi (p) 72′, Hasa 90′
Apolonia-Pogradeci 4-0
Vladisajeviç 32′, 69′, Mihana 48′, Gjata 62′