Forca të shumta policie kanë blinduar ditën e sotme Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër.
Sot u zhvillua seanca për Ilir Bajri Rustemin, i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri”.
Ilir Bajri Rustemi ishte i pranishëm në seancë por masa e sigurisë ndaj tij u shty për një datë tjetër për shkak se nuk kishte avokatin mbrojtës.
Kujtojmë që Italia ka sjellë një vendim për ekstardimin e Bajrit drejt shtetit fqinj.
Në vitin 2008-2009 gjykata e Bolonjas në Itali e ka gjykuar dhe dënuar për akuzën “trafik narkotikësh dhe shfrytëzim prostitucioni” dhe është dënuar përfundimisht me 5 vite e gjysëm burg.
Mbetet për t’u parë nëse Ilir Bajri dënimun që ka në Itali pas vendimit për ekstradim dhe njohjes së këtij vendimi në Shqipëri do ta vuaj në shtetin italian apo këtu në Shqipëri.