MENU
klinika

Serie A, Java 30

Bonucci-Kean, Juve fiton edhe pa Ronaldon

02.04.2019 - 22:55

Juventus nuk toleron aspak dhe fiton edhe kur në fushë nuk është Cristiano Ronaldo. Bardhezinjtë kanë mposhtur 2-0 Cagliarin në Sardegna, ku Kean ka shënuar përsëri për kampionët.

Ndeshja është zhbllokuar nga një gol i Leonardo Bonucci-t në minutën e 22-të të takimit. Mbrojtësi bardhezi ka festuar në mënyrën më të mirë ndeshjen e tij numër 250 në kampionatin italian dhe ka barazuar rekordin personal të golave të shënuar në një sezon, 3.

Skuadra e Allegri-t ka siguruar tri pikët pesë minuta para fundit me golin e radhës të realizuar nga Moise Kean, i cili është lojtari i dytë më i ri në kampionatet kryesore të Europës me të paktën katër gola të realizuar (pas Jadon Sancho).

Juventus kryeson Serinë A me 81 pikë, 18 më shumë se Napoli i vendit të dytë, që ka një ndeshje më pak. Cagliari, nga ana tjetër, mbetet në vendin e 13-të me 33 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN