MENU
klinika

Buzë si të Angeline Jolie?

Buzë tepër të fryra, trendi më i ri që e “kalon masën”

13.04.2019 - 12:29

Të gjitha vajzat mund të ëndërrojnë buzët si Angeline Jolie por jo të gjitha mund t’i kenë. Kjo mund të kushtojë shumë më tepër nga sa mendoni. Ndoshta operacioni nuk shkon siç duhet, por çuditërisht ka nga ato që kërkojnë më tepër.

Jeni ndjekës të trendeve të reja, stilit dhe modës? Njihuni me trendin më të ri për buzët dhe tregoni nëse mund të guxoni.

Ky trend ifundit, mund të themi se është për ato vajza që guxojnë tepër. Duket i frikshëm dhe tepër i egzagjeruar, e  ka shokuar përdoruesit e rrjeteve sociale së fundmi.

Këto femra nuk kanë thjesht buzë të fryra por aq të tepër të fryra sa duken sikur do të shpërthejnë!

Fotot e vajzave me këto buzë kanë bërë xhiron e internetit dhe shumë pyesin veten se si mund që t’u pëlqejnë këtyre femrave ky trend dhe sa të durueshme janë, a ju pëlqejnë edhde meshkujve vajzat me buzë të tilla?

Mund të gjykoni nëse pajtoheni dhe ju pëlqen ky tend i ri që së fundmi po përqafohet nga vajzat e reja.

Sigurisht që një operacion plastik i tillë kushton shumë dhe pas tij është e pamundur të konsumosh ushqimin për disa ditë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN