Majdanozi zakonisht përdoret në gatim, por kjo bimë ka edhe shumë veti shëndetësore.
Kjo bimë e gjelbër është e mbushur me vitaminë A, B, C, K, si dhe me minerale si hekuri e kaliumi, luan një rol të mirë në parandalimin e efekteve degjeneruese të diabetit në mëlçi, e balancon sheqerin në gjak dhe ndihmojnë balancimin afatgjatë të peshës.
Por, majdanozi gjithashtu është një prej mënyrave më efikase për trajtimin natyral të këmbëve të ënjtura.
Këmbët zakonisht ënjten si rezultat i akumulimit të ujit, njohur ndryshe si edemë, e që zakonisht shkaktohet nga shtatzënia.
Edema mund të shkaktohet edhe nga konsumimi i tepërt i ushqimeve të përpunuara dhe me kripë, i stilit të jetesës duke qëndruar ulur, por edhe nga përdorimi i medikamenteve të caktuara.
Si të bëni çaj majdanozi në shtëpi për ta trajtuar problemin e këmbëve të ënjtura?
Vloni një ibrik ujë dhe vendoseni ujin në gotë çaji. Pastaj, shtojeni një çerek të prerë të tufës së majdanozit.
Lëreni ashtu për 5-7 minuta dhe pastaj pijeni.