MENU

Fakte që hedhin poshtë përdhunimet

Çfarë zbulohet në dokumentarin e errët “Leaving Neverland”?

05.04.2019 - 14:39

Publikimi i dokumentarit të diskutueshëm, “Leaving Neverland”, solli me vete një sër reagimesh për jetën dhe veprat e këngëtarit Michael Jackson.

Shumë e dënuan atë, por kishte edhe prej atyre që e mbështetën derersa së fundmi ka vendosur të flas edhe Mike Smallcombe, i cili është autori i vetëm i biografisë së të ndjerit.

Ky dokumentar flet për historitë e James Safechuck dhe Wade Robson që flasin për mënyrën se si Michael Jackson ka abuzuar seksualisht me atë.

Ai ishte i butë dhe i sjellshëm, ai na ka ndihmuar në karrierën dhe me krijimtarinë tonë, por ne jemi abuzuar seksualisht kur kishim vetëm shtatë vjet”, thonë në fillim të filmit.

Megjithatë, biografi ka zbuluar disa detaje interesante rreth vendit dhe kohës se kur kanë ndodhur abuzimet.

Përveç kësaj, stacioni i trenit në Neverland, një ndërtesë që ata pretendojnë se kishte ndodhur përdhunimi është ndërtuar vetëm dy vjet pasi viktimat thonë se janë përdhunuar”, tha ndër të tjerash Smallcombe.

Ndryshe, Jackson tashmë ka marrë edhe goditjet e para duke mos iu transmetuar këngët në radiot e ndryshme.