Pasi ka fituar finalen e Carabao Cup, Manchester City ka triumfuar në gjysmëfinalen e FA Cup ndaj Brighton, pasi mposhti këtë të fundit me rezultatin e ngushtë 1-0.
Tashmë ekipi i udhëhequr nga trajneri Pep Guardiola ka siguruar finalen dhe pret të dielën të njohë finalisten tjetër që do të dalë nga përballja mes Watford dhe Wolves.
Në fakt, goli i realizuar nga Gabriel Jesus që në minutën e 4’ krijoi iluzionin se City do të fitonte lehtshëm dhe thellë, por në të vërtetë, gjithçka rezultoi ndryshe.
Ekipi modest i Brighton ka vështirësuar maksimalisht misionin e “Qytetarëve”, të cilët, gjithsesi, edhe pse ishin poshtë të gjitha pritshmërive në lojë, arritën të menaxhojnë si duhet hipotekimin e fitores.