MENU
klinika

Fotoshopi dominon foton

Dallohet photoshop-i i dështuar në foton e motrave Kardashian

02.04.2019 - 10:03

Motrat Kardashian-Jenner janë tallur nga përdoruesit e internetit, pasi kanë dalluar dështimet e “Photoshop”-it. Fansat e familjes së famshme akuzuan yjet e “reality-show”-t se, kanë përpunuar foton e postuar së fundmi prej tyre në mënyrën më të gabuar.

Pesë motrat dhe nëna e tyre pozuan për sezonin e ri të “Keeping Up With the Kardashians”. Në shikim të parë të gjitha duken të mrekullueshme, por ja që  dallohen lehtësisht disa gabime të pafalshme.

Ata vunë re se pjesa e poshtme e trupit të Khloe-s mungonte, ndërsa Kourtney-t i kishin shtuar një gisht të gjashtë.

 

Në foto 63-vjeçarja Kris Jenner dhe pesë vajzat e saj kanë zgjedhur ngjyrat që variojnë nga e bardha te e arta.

Disa nga ndjekësit vunë re që Khloe nuk i kishte këmbët poshtë fundit të saj. Ndonëse mund të jetë thjesht këndi i fotos, fansave iu duk e dyshimtë.

Gjithashtu ndjekësit e familjes së njohur shkruan sikur, Kendall ishte rrëzuar aty, ndërsa një nga gjunjët ishte modifikuar plotësisht.