Vetëm pak ditë pasi u ekzekutua gjatë një përplasjeje me policinë në Rinas, vëllai i Admir Muratajt i ka dedikuar këtij të fundit një shkrim publik.
Ai ka shpërndarë një përshkrim se kush është Admir Muratajt, i bërë nga mbesa e tyre.
Postimi i plotë i Ilir Muratajt në Facebook:
Kush ishte Admir Murataj?
Eshte titull qe do e gjeni kudo,ne artikuj te shkruar nga gazetar te cilet me menyrat e tyre perpiqen ti japin pergjigje dhe te analizojne karakterin, mendjen, jeten dhe vdekjen e tij. Dhe eshte pikerisht ne perpjekje per te perballuar kete te fundit qe edhe une mundohem ti tregoj te gjitheve se kush ishte Adi.
Permes gjith loteve dhe luftes me veten per te arritur ta pranoj realitetin dhe ate cfare ndodhi, per nje gje jam e gezuar. Jam nje nder pak persona qe arriti ta njihte vertet, qe mund te them me gjith zemer se sa bir, baba, vella, xhaxha, daje dhe mik i mrekullueshem ishte per te gjithe. Dhe keshtu do e kujtojme gjithmon, veshur me nje bluze polo, nje kapele sportive dhe Fredin qe i shkonte nga mbrapa, nuk mendoj se ka pasur dite qe e kam par pa nje buzeqeshje ne fytyre dhe gjithmon me dashuri pa kushte per cdo person te zemres.
Per mua do te mbetet pjese e historise, ashtu sic shkruhen artikuj, nje dite familjes tone mund ti vi nje kerkese, per liber, film apo dokumentar por nuk ka fjale, foto apo video qe ta pershkruaj ashtu sic duhet imazhin e tij. Mesa duket misteri do mbetet mes familjes Murataj, qe gjithmon do e kujtojme dhe thell thell nuk do ta pranojme ate qe ndodhi, duke menduar se e gjith kjo nuk ishte e vertet dhe ndoshta mendja e tij ka menduar nje fund tjeter. Per mua… pavaresisht realitetit, ai do jet gjithmon aty, duke ardhur drejt meje me ate te ecuren qe mund ta dalloja shume metra larg apo duke pritur ta takoj qe te me thot prap “zemra xhaxhit”.
Gjithcka me mbetet te them eshte kjo:
Nje nder momentet me te veshtira ne jete eshte kur e kupton se nuk mund tja tregosh me dashurin dhe respektin dikujt dhe te ben te duash te kthehesh pas ne kohe, prandaj gjithcka mund te them eshte perqafoni ata qe keni afer dhe bejini nje telefonate atyre qe ndodhen larg.
“Kush eshte Admir Murataj” e mori nje pergjigje, tani me mbetet tju tregoj ku eshte… gjithmon ne zemrat tona gjithmon pran nesh, dhe pran nenes se tij.
Nese dikush me pyet per te, do ia ngre emrin sa me larte , dhe prap nuk do te ishte mjaftueshem.
Fati im qe ndajme te njejtat iniciale,
A.M