Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat u bën apel qytetarëve të mos ngurrojnë për të denoncuar çdo problem apo ankesë që kanë kundrejt punonjësve të policisë.
SHÇBA bën me dije se do të ruhet anonimati i të gjithë denoncuesve, kështu që ata të mos heshtin përballë shkeljeve dhe padrejtësive.
“SHÇBA ka si mision të tij garantimin e zbatimit të ligjit, mbrojtje e interesave të ligjshëm të shtetit, si dhe të drejtave të shtetasve, nga veprimet dhe mosveprimet e kundërligjshme të punonjësve të strukturave, pavarësisht nga funksioni dhe grada. Për çdo ankesë lidhur me abuzime, shkelje të ligjit apo sjellje të pahijshme nga punonjes të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo shërbimit Zjarrfikës, kontaktoni SHÇBA në numrin e gjelbër (Pa Pagesë) 0800 90 90, ose dërgoni email në adresën [email protected]”– ben thirrje SHÇBA.
Më tej thekson se “garanton se do të ruajë anonimatin, si edhe trajtoje denoncimin tuaj me seriozitet, profesionalizëm dhe vëmendje maksimale”.