MENU
klinika

"Kini kujdes!"

Do udhëtoni në SHBA? Ambasada ka një njoftim të rëndësishëm për pasaportat

05.04.2019 - 09:33

Ambasada Amerikane ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që kanë planifikuar të udhëtojnë në SHBA.

Ambasada bën thirrje për kujdes me vlefshmërinë e pasaportës.

Ajo ka tërhequr vëmendjen për të gjithë ata shqiptarë të interesuar për të shkuarr në Amerikë që të bëjnë kujes me kohën e skadimit të pasaportës së tyre.

Postimi:

Do të udhëtoni për në SHBA dhe pasaporta juaj është në prag të skadimit? Lutemi kini parasysh se sipas ligjit amerikan, një udhëtar duhet të ketë një pasaportë të vlefshme gjashtë muaj përtej periudhës së planifikuar të qëndrimit. Gjithsesi, ju mundeni që të udhëtoni me të dyja pasaportat: të vjetrën me vizë të vlefshme dhe me pasaportën tuaj të re. #pyetanen

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sulmi ndaj banesës së gazetares

Ambasada amerikane: Krimi ka frikë nga drejtësia

Zgjedhja e anëtarëve në KLGJ dhe KLP

Ambasada amerikane pret nga drejtësia shqiptare