MENU
klinika

Edhe këtë vit dy artiste shqiptare

Dua Lipa nominohet për çmimet Billboard Music Award

26.04.2019 - 12:07

“Billbaord Music Awards” ka zbuluar nominimet për edicionin e këtij viti pak javë më parë.Të nominuara në këtë spektakël ishin edhe dy artistes shqiptare: Dua Lipa dhe Bebe Rexha, të cilat u nominuan sivjet edhe në “Grammy.

Dua, e cila ndiqet në rrjetin social Instagram nga miliona fansa, u ka bërë së fundmi thirrje ndjekësve të saj, që ta votojnë atë për kategoritë përkatëse në të cilat është nominuar.

Dua Lipa konkurron për çmimet “Artisti i ri më i mirë”, “Çmimi i Arritjes së Billboard, dhe “Kënga më e mirë dance/electronic” për këngën “One Kiss”, në bashkëpunim me Calvin Harris.

Këngëtarja ka ndarë me fansat e saj linkun në Instagram, përmes së cilit mund të votojnë duke i rritur shanset e saj për të fituar një nga çmimet e mbrëmjes.

Është nder për mua të jem e nominuar për çmimin e arritjes, kjo është mënyra se si mund të votoni për mua”, ka shkruar Dua në InstaStory.

Ndërkohë, këngëtarja tjetër shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Bebe Rexha, është e nominuar për çmimet “Kënga më e dëgjuar në radio” dhe “Kënga më e mirë e zhanrit country”, për këngën “Meant to be” në bashkëpunim me grupin Florida Georgia Line – por që për të dyja këto çmime vendos juria profesionale dhe nuk mund të votohet nga publiku.