Pas denoncimit që i bëri tek portali “Shqipëriaqëduam.al”, kryebashkiakja Voltana Ademi ka paditur për shpifje administratorin e linjës private të transportit urban, Afrim Dervishi.
Dervishi akuzoi kryebashkiaken për mungesë mbështetjeje, mosmenaxhimin e duhur të furgonave dhe për mungesën e rimbursimit për kategoritë në nevojë.
Pas kësaj, biznesmeni deklaron se Voltana Ademi e ka paditur në Gjykatë, për akuzën e rryshfetit dhe të shpifjes.
“Më ka bërë padi penale, sepse kam bërë një denoncim tek portali i kryeministrit. Avokati i kryetares më ka paditur. Më akuzon për shpifje dhe për ofendim. Unë kam shkruar në portal për problemin tim, për furgonet, për abonetë studentore, invalidët etj”, tha Dervishi për mediat.