Para disa kohësh është përfolur se këngëtarja e njohur Selena Gomez është në një lidhje me aktorin Zac Efron.
Mjafoti vetëm një follow në instagram nga Zac Efron, që ka ngritur menjëherë aludimet se Selena dhe Zac do të jenë çifti i rradhës në Hollywood.
Ajo ka dhënë për herë të parë një intervistë për Dream It Real, që ka qenë edhe intervista e parë e Selenës që kur doli nga psikiatria ku edhe u trajtua për pak kohë për probleme të shëndetit mendor .
Ajo ka folur për shumë gjëra duke përfshirë gjendjen e saj emocionale, terapinë dhe shtrimin në spitalin psikiatrik.
Selena Gomez gjatë intervistës është shprehur se është vetëm .
“Mendoj se jam më në fund në epokën, ku dua të jem vetëm” ,pra me këtë deklaratë ajo iu ka dhënë fund të gjithë zërave se mund të ishte në një lidhje me Zac Efron.