MENU
klinika

Befasuese

E veshi djalin me fustan/ Charlize Theron tregon arsyen

19.04.2019 - 13:02

Charlize Theron e cila jeton në Bevery Hills ka qenë në qender të vëmendjes pas deklaratës së pazakontë për djalin e adoptuar.

Theron ka një histori të trishtë familjare, pasi babai i saj ka qenë i alkoolizuar dhe ushtronte vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortes. Kjo e fundit e vrau për vetëmbrojtje. Kjo ndoshta e ka bërë Charlize më të fortë dhe më të dashur derisa mori vendimin për të adoptuar djalin 7 vjeçar Jackson.

Në fillim ajo ia prezantoi botës si një djalë, por fotot e paparacëve kanë fiksuar momente kur Jackson veshur me fustan dhe flokë të gjatë shëtit me mamanë. Sa normale mund të duket kjo?

Po, edhe unë mendoja se ishte një djalë gjithashtu. Derisa më pa në sy kur ishte tre vjeç dhe më tha: Unë nuk jam një djalë”, u shpreh Charlize.

Dhe ja ku jam, kam dy vajza të bukura dhe si çdo prind, edhe unë dua që t’i mbroj. Detyra ime si prind është t’i dua ato dhe të bëj çtë mundem që mos t’i mungojë gjë dhe le të bëhen, çfarë ato duan të bëhen”.

Aktorja u shpreh se këtë gjë e ka mësuar nga mamaja e saj. “Duhet ta ngresh zërin, duhet të jetosh me të vërtetën, asgjë e keqe nuk vjen prej saj”.