Këngëtari britanik duket se është në telashe së fundmi.
Edhe pse jeta e tij muzikore pasurohet gjithmonë e më shumë nga suksese, trofe dhe klasifikime muzikore dhe gjithashtu jeta bashkëshortore po i shkon mirë, disa probleme nuk mungojnë as për këngëtarin.
Pas ankesave të fqinjëve, përmbarimi e detyron ta heqë tabelën e pijetores në shtëpinë e tij.
Ed Sheeran është urdhëruar të heqë një shenjë të madhe të pijetores së dedikuar për gruan e tij të re në bazën e rezidencës së tij prej 1.5 milionë dollarë së bashku me një sauna pranë pellgut të tij të kafshëve të egra.
Sipas DailyMail, zyrtarët e planifikimit në Suffolk i thanë 28-vjeçarit të hiqte “shenjat e paautorizuara” nga pijetorja e tij.
Këtë pijetore të cilën Ed e quajti Lancaster Lock në nder të gruas së tij, Cherry Lancaster Seaborn.