MENU
klinika

Kriza politike

Edhe Serbia ‘vlon’ nga protestat, priten përplasje të ashpra

13.04.2019 - 09:21

Jo vetëm në Shqipëri, por ditën e sotme priten protesta masive antiqeveritare edhe në Serbi.

Demonstruesit kanë marshuar për herë të 18-të në rrugë duke kundërshtuar mënyrën e qeverisjes.

Autoritetet serbe i druhen faktit se protesta e sotme mund të ketë përplasje, pasi edhe partia në pushtet ka thirrur tubime paralele.

Disa mijëra qytetarë po marrin pjesë në protestat antiqeveritare në kryeqytetin serb.

kolana e librave

Pjesëmarrësit nga shoqëria civile dhe aleanca opozitare politike kanë përsëritur kritikat ndaj qeverisjes së presidentit Vuçiç.

Krahas pakënaqësisë mbi sistemin e qeverisjes, qytetarët në Beograd dhe në qytetet të tjera kërkojnë gjithashtu zgjedhje të ndershme.

Ata kërkojnë edhe krijimin e një baze ligjore dhe morale për një media të lirë e të pavarur nga presionet politike.