Stephen Hawking u shpërblye me tri dekorata nga tre Papë të ndryshëm, në kohëra të ndryshme nga Vatikani për kontributin e evidentimit të momentit të krijimit të Universit, 13. 8 Miliard vite (MV) me herët.
Nuk po demantoj deklaratat e tij të mëvonshme për botëkuptimet e tij jofetare, por po flas për çastin e krijimit-Big-Bengut, që ai e evidentoi, para së cilit nuk kishte asgjë: as kohë, as hapësirë, as materie. Matjet e mëvonshme të backgoundit mikrovalor, matja e valëve gravitacionale, zbulimi dhe konfirmimi eksperimental i Teorisë se Relativitetit të Einsteinit, konfirmojnë Big-Bengun.
Përderisa mendimet apo teoritë e reja nuk kane dëshmi eksperimentale, mendoj me multiversin dhe teoritë e spirales (string-teoria), shkenca mbetet në rrjedhën e verifikuar eksperimentale.
Jeta mikro-organike, e vjetër 3. 4 miliardë vite, konsiderohet se është paraqitur pas formimit të oqeaneve, rrjedhimisht para gati katër miliardë viteve. Matjet eksperimentale konfirmojnë paraqitjen e njeriut të parë të arsyeshëm (homo sapiens) afërsisht para 350 000 vjetëve. Adami, sipas njërës nga besimet shfaqet para 10.000 vjetëve, ndërkaq Hanry Morris, duke u bazuar në Genesis 5 dhe 11, pohon se Adami paraqitet në jetë para 6.000 vjetëve, kurse Islami sipas Kuranit konsideron që kjo ka ndodhur para 5950 vjetëve. Me këtë kronologji shkencore dhe informative edhe te besimeve, mbetemi para dilemës: cila është e vërteta ? Evolucioni apo krijimi?
Gjatë muajit që shkoi kisha dy intervista në televizionet shqiptare dhe tri në gazetat tona, ku pyetje e fundit ishte e njëjtë: besoj unë apo jo?
Ja përgjigjja: pse dhe si unë kam lindur, si dhe kur vdes, nuk jam unë shkaktar apo përcaktues, por si çdo krijese njerëzore kam qëllime jetësore. Për mua kryesorja apo kryeqëllimi parësor është gjetja e së vërtetës. I vetëdijshëm se ajo është relative, mundohem ta kuptoj se cila është e vërteta, që mendja njerëzore njeh në këtë moment kohor-shkencor?
Për këto njohuri kam flijuar karrierën; kisha mundësinë e zhytjes në thellësitë shkencore të një disipline të ngushtë, që kam e kam arritur duke punuar mbi dhjetë orë në ditë, sidomos në tridhjetë vitet e fundit, madje edhe pa pasur pushime: as vjetore, as javore! Kam sakrifikuar ndoshta të mira materiale dhe përfitim karriere, por jam munduar të kapë të paktën trembëdhjetë disiplina shkencore, shpesh shumë larg njëra tjetrës (nga materia deri te politika), por nga të gjitha ato duke botuar edhe studime në revista ndërkombëtare të indeksuara.
Përgjigjja ime në pyetjen e shtruar këtu, gjithsesi bazohet në ligjet shkencore-matematikore, por domosdoshmërish të verifikuar në mënyrë eksperimentale.
Konsideroj se evolucioni, që Darwini e jep, i cili emërohet edhe shkenca e evolucionit, është valid. Pra, evolucioni është i pamohueshëm! Në anën tjetër, me eksperimente është vërtetuar se proceset rapide, te njemomentshme janë determinante për formimin e fenomeneve dhe dukurive relevante në natyrë dhe jetë, duke shkaktuar kthesa kruciale. Mos të harrojmë faktin se ne njohim vetëm 4% të asaj që na rrethon, pra të Universit, por edhe shkallen enigmatike te jetës dhe mendjes, fuqive të tyre, besoj se ekziston një Fuqi përtej shkencore, e cila pa tjetër e kompleton të vërteten, por kurrsesi nuk besoj në dogma të çfarëdo natyre!
I përgatitur shkencërisht, kam vendosur që pjesën e mbetur të jetës, t’ ia kushtoj hulumtimit të fuqisë së mendjes, e cila përfshin të gjitha disiplinat e mundshme shkencore dhe fuqinë e saj në ndryshimet politike, që shpresoj se do të jetë në dobi edhe kombëtare.
Këtë qëndrim filozofik e kam arritur në bazë të hulumtimeve pra multi disiplinare, divergjente, nga ato të shkencave natyrore, deri te ato psikologjike e politike. Në këtë vështrim vë në dukje njërin nga zbulimet e mija, i cili sqaron qëndrimin tim mbi proceset joevolutive apo rapide, pra të atyre që nuk përkojnë me evolucionin.
Fjala është për këtë kumtesë shkencore të re të botuar në Harvard:
http://adsabs.harvard.edu/abs/2002APS..DNP.CF012K
Këtu me anë të një modeli kuantik-matematikor të bazuar në ekuacionin e avancuar të Shrodingerit dhe Dirakut, që konsiston në ekuacionin Hartry-Bogolubov, kemi hulumtuar deformimin e stimuluar të një bërthame atomike. Ne përmes formave te imponuara oblete dhe prolete, që konsistojnë në deformime eliptike, kemi arritur te R-procesi, i ashtu quajtur efekt i shtresës (shell-effect) të bërthamës. Konotacionet e rezultateve vërtetohen me të dhënat astrofizike që nga Big Bengu ( para 13. 8 miliardë viteve), deri sot, ku ka ekzistuar një proces evolutiv i quajtur transmusion. Pra fillimisht, nga mos ekzistenca e materies nëpërmes të Bozoneve Higgs formohen grimcat e para materiale dhe nga aty elementi i parë në Universet, hidrogjeni.
Procesi i transmisionit (sinonim i evolucionit) është ai që në mënyrë evolutive, pra vetvetiu procedon në formimin e të gjitha elementeve me radhë, të cilët i kemi në sistemin periodik, pa të cilin ne nuk do te kishim elemente te rënda, psh. siç është hekuri. Ne teorinë apo simulimin eksperimental, që ne kemi bërë, por edhe disa studiues të tjerë, s( kryesori në botë P. Ring), kemi vërtetuar se vetëm procesi rapid (i shpejtë, i hovshëm), që ka ndodhur në mënyrë të përnjëhershme, siç janë Super Novat, ka mundësuar krijimin e elementeve të rënda të themi në Sistemin Diellor apo në Tokë.
Ju nëse nuk keni hekur të mjaftueshëm ne trup, mjeku konstaton aneminë!
Ka një vit që kam nisur librin mbi “Fuqinë e mendimit”, që konsideroj se është akoma problem i hapur shkencor. Megjithatë shkenca ka gjetur gjurmë evidente të ekzistencës dhe rolit pozitiv të tij në jetë dhe në marrëdhëniet ndërnjerëzore, rrjedhimisht në politikë dhe shoqëri. Kjo është arsyeja pse mendoj se është problem jashtëzakonisht i vështirë për t’ u trajtuar.
E vërteta me kompleksitetin e saj, por edhe evolucioni apo krijimi, është qëllim i çdo mendje njerëzore.
Unë këtë e trajtoj në bazë të niveleve shkencore interdisiplinare. Nje fragment të caktuar e shkrova këtu. Megjithatë, shumica e njerëzve, qëllim jetësor kanë këtë çështje dhe të vërteten në përgjithësi. Ndaj, secili, jo vetëm që është në gjendje të komentojë, por në bazë të përgatitjes shkollore dhe jetësore, që ka, jep mendimin për të cilin ai ( ajo) konsideron se është më i miri. Mirëpres mendimet alternative në këtë punim, duke premtuar se nuk do t’i kundërvihem askujt.
Do ta përfundoj me një thënie, që përsëritet shpesh, se për mendimet apo idetë e secilit, “I have no comment.”