Bashkimi Evropian ka një problemme femrat. Blloku kurrë nuk ka pasur një presidente femër të Komisionit Evropian apo Këshillit Evropian.
Dhe vetëm dy presidentë të Parlamentit Europian kanë qenë gra, Simone Veil, nga 1979 deri në 1982, dhe Nicole Fontaine, nga viti 1999 deri në 2001. Sot, vetëm pak më shumë se një e treta e anëtarëve të institucioneve janë gra.
Zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Evropian janë një mundësi për ta ndryshuar këtë.
Zgjedhjet afatmesme të SHBA-së në nëntor kishin pjesëmarrjen më të lartë në një shekull, me më shumë se gjysmën e votuesve që votonin. Kongresi i ri i SHBA-së përfshin një numër rekord të grave dhe përfaqësuesve të Kongresit për herë të parë; është gjithashtu një nga më diversët kur është fjala për racën, përkatësinë etnike dhe orientimin seksual.
Faktorët që çuan në këtë pjesëmarrje masive dhe diversifikim ekziston edhe në Evropë.
Klima politike në të gjithë bllokun është gjithnjë e më shumë e polarizuar. Euroskeptikët dhe populistët parashikohen tëkorrin fitore në zgjedhjet e majit dhe ka ndarje gjithnjë e më të thella ndërmjet shteteve anëtare dhe Brukselit kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit dhe të ardhmen e projektit evropian.
Për të qenë të sigurt, një Parlament Evropian më i larmishëm do të prishte status quo-në. Institucioni ka qenë prej kohësh qeverisur nga të njëjtat grupe të fuqishme.
Dhe sigurisht, gratë nuk janë domosdoshmërisht udhëheqëse më të mira. Hulumtimet tregojnë, megjithatë, se duhen më shumë gra në partitë politike për një proces më përfshirës dhe të balancuar të politikave. Udhëheqëset femra priren të jenë ndërtuese të konsensusit.
Ashtu si në sektorin privat, një Parlament që pasqyron më mire zgjedhësit e tij do të japë rezultate më të mira.
Kjo është në interesin e partive politike. Duke ofruar listat më të larmishme, ato mund të lidhen me një gamë më të gjerë të votuesve dhe të përfaqësojnë më mirë nevojat e zgjedhësve të tyre.
Politikat e suksesshme janë rezultat i debatit të shëndoshë dhe pikëpamjeve të ndryshme.
Edhe në Evropë, gratë duhet të ngrejnë zërin për atë që është e rëndësishme për to. Ka shumë për t’u shqetësuar për pasiguritë lidhur me Brexit; rritja e populizmit anti-evropian; çështja e pazgjidhur e migracionit apo reformimi i eurozonës.
Tina de Meeûs nga Liberal Demokratët në Gjermani, Airis Meier nga Partia Reforme e Estonisë dhe Valérie Glatigny nga Lëvizja Reformiste e Belgjikës janë të gjitha shembuj të mirë të grave deputete që duan të bëjnë një dallim.
Marrëveshjet janë të thjeshta: Parti, vendosni më shumë gra në fletëvotim; gra, bëni që zëri juaj të dëgjohet.
Corinna Horst është zëvendësdrejtoreshë e zyrës së Brukselit të Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara.