MENU
klinika

Çfarë po ndodh?

Forcat e Armatosura “zbarkojnë” në Kukës

11.04.2019 - 15:28

Ushtria ka zbritur në qendër të Kukësit. Një stërvitje disa ditore që do të zhvillohet në rajonin verilindor, u parapri nga një panair në sheshin kryesor të qytetit.

Forcat e Armatosura prezantuan mjetet dhe armatimin luftarak për qytetarët e interesuar të njohin forcën e ushtrisë shqiptare.

“Duam ti tregojmë njerëzve se paratë që japin ata si taksapagues shkojnë për modernizimin e FA”, thotë Mullai.

Tërheqja e të rinjve për tu bërë pjesë e Forcave të Armatosura ishte një prej synimeve të panairit në qendër të Kukësit.

“E rëndësishme për ne si ushtarakë është ti tregojmë atyre çfarë ju ofrojmë dhe ushtria ju ofron stërvitje, arsimim, mundësi për të zhvilluar veten e tyre edhe në pjesën jashtë Forcave të Armatosura.”

Panairi ngjalli interes tek qindra qytetarë, sidomos të rinj që morën sqarime nga ushtarakë profesionistë e oficere të lartë rreth mjeteve dhe armatimit të ushtrisë