MENU
klinika

Konferenca e ministrave

Franca: I kemi kaluar vështirësitë me Italinë

20.04.2019 - 10:01

Ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean Yves Le Drian deklaroi gjatë një konference për shtyp me homologun e tij italian, Enzo Moavero Milanesi në Romë se Franca ka kaluar një periudhë të vështirë në marrëdhëniet me Italinë, por tani këto vështirësi janë tejkaluar.

“Kemi pasur një periudhë pak të vështirë në marrëdhëniet me Italinë, por sot, këto vështirësi janë tejkaluar, në fund të fundit nuk kemi reshtur asnjëherë së biseduari”, tha ministri francez nga selia e Ministrisë italianë të Punëve të Jashtme.

“Mes nesh ka besim, dua të përdor këtë term. Ne shihemi shpesh në Bruksel, kemi një raport shumë të ngushtë dhe retë që ndodheshin në qiejt tanë nuk janë më”, theksoi Le Drian.

Ministrat e jashtëm të Italisë dhe të Francës thonë se vendet e tyre po përpiqen të krijojnë një strategji të përbashkët mbi Libinë.

 

Ministri i Italisë Enzo Moavero Milanesi u tha gazetarëve të premten pas dy bisedimeve në Romë se zyrtarët e ministrive të nivelit më të ulët do të takohen javën e ardhshme në kryeqytetin italian “për të ndërtuar rrugën drejt një qëllimi që mbetet i përbashkët”.

Ministri francez Jean-Yves Le Drian thotë se nuk do të ketë përparim drejt përfundimit të luftimeve aktuale në Libi “pa një marrëveshje të qëndrueshme franko-italiane”.

Luftimi i këtij muaji nga militantët besnikë ndaj qeverive rivale në Tripoli dhe në Libinë lindore po kërcënon të shkaktojë një luftë civile në shkallën e kryengritjes së vitit 2011 që rrëzOI dhe vrau diktatorin libian Libian Moammar Gadhafi.

“Ne kemi solidaritet me popullin libian, të cilët po vuajnë efektet e konflikteve të armatosura” tha Le Drian. “Nuk është e mundur të bëjmë asgjë në Libi pa një marrëveshje të fortë franko-italiane dhe nuk ka rrugëdalje nga kriza që nuk është politike,” tha ai. “Kriza në Libi mund të bëhet shumë e rrezikshme, prandaj është e nevojshme ta ndalojmë atë.

“Nuk është e mundur të mendojmë për ndonjë zgjidhje ushtarake,” shtoi ai kur u pyet për mbështetjen franceze për gjeneralin Khalifa Haftar, forcë lindore që ka nisur një ofensivë në qeverinë e mbështetur nga OKB në Tripoli.

Le Drian gjithashtu tha se Roma dhe Parisi kanë rishikuar gjërat pas tensioneve të fundit mbi disa çështje, duke përfshirë edhe emigrantët dhe mbështetjen e disa anëtarëve të qeverisë italiane për lëvizjen e “Jelekverdhëve” në Francë. “

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga New York Times

A po gabon BE me Italinë?

Tuneli hekurudhor franko-italian

BE: Italia do të ndëshkohet nëse heq dorë