MENU

Vendimi

Fshehu dënimin në Itali, KPA shkarkon gjyqtarin Admir Thanza

18.04.2019 - 20:21

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka shkarkuar përfundimisht nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza.

Në seancën e sotme, KPA vendosi të lerë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e tij. Thanza u shkarkua nga KPK në 17 korrik 2018, pasi nuk deklaroi një dënim që kishte marrë në Itali në 1999.

Vendimi i plotë nga KPA:

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kryesuar nga Rezarta Schuetz, Ardian Hajdari relator dhe anëtarë Ina Rama, Luan Daci, Natasha Mulaj, sot, më datë 18.04.2019, shqyrtoi në dhomë këshillimi, çështjen (JR) nr.22/2018, datë 19.10.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Admir Thanza kundër vendimit nr.40, datë 17.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a”, të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 40, datë 17.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Admir Thanza.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall në Tiranë, sot, më datë 18.04.2019″, thuhet në vendim.