MENU
klinika

Grabitja e Rinasit

Burg për të arrestuarit, telefonata e kunatave çoi në zbulimin e tyre

24.04.2019 - 14:58

“Arrest me burg”, kjo është masa e sigurisë që është dhënë sot për tre të arrestuarit e grabitjes së 9 prillit.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe ka nisur që prej orës 12:00.

Renaldo Sula, 25 vjeç Saimir Çela, 28 vjeç, dhe 38-vjeçari Oltian Veseli kanë mbetur në burg.

Ata kanë mohuar çdo akuzë që është lëshuar në drejtim të tyre.

Ndërkohë kujtojmë që ditën e djeshme u dha masa e sigurisë edhe për Alkond Bregasin, i cili tashmë ka marrë statusin e bashkëpuëntorit të drejtësisë.

Në dosjen e kësaj çështjeje bëhet me dije se ka qenë një telefonatë mes kunatave të Klement Çalës, i konsideruar ndryshe si “mjeshtri i grabitjeve” që ka çuar drejt identifikimi të tij dhe zbërthimit të ngjarjes.

Sipas “News 24”, mësohet se gratë pas grabitjes kanë shprehur shqetësimin se personi që mund të ishte vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë mund të kishte qenë pikërisht Klementi.

Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika