MENU
klinika

Materialet i kalojnë prokurorisë

Goditet mjeku i urgjencës/ Arrestohet agresori

13.04.2019 - 13:10

Një 65-vjeçar është vënë sot në pranga pasi ka goditur një mjek në urgjencën e Spitalit të Lezhës.

Sipas policisë, në pranga ka përfunduar shtetasi me iniciale P.P, 65 vjeç. Ai dyshohet se ka dhunuar mjekun për shkak të detyrës, ndërsa ka nisur procedimi ndaj agresorit.

Bluzat e bardha kanë rënë pre e dhunës jo vetëm në Lezhë, por raste të tilla janë shënuar në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit.

Shërbimet e Komisariatit Lezhë, pas njoftimit të marrë nga urgjenca e Spitalit se një shtetas ka goditur një mjek kanë shkuar menjëherë në urgjencën e spitalit ku kanë bërë shoqërimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit P.P. 65 vjeç.

Ky shtetas rreth orës 09:35, tek urgjenca e Spitalit Rajonal Lezhë, për shkak të detyrës ka goditur mjekun e urgjencës.

Sipas njoftimit të policisë materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës  së Parë Lezhë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.