MENU
klinika

E ndoqi me makinë

Goditi Refik Halilin, Pashk Laska në Polici

03.04.2019 - 22:05

Përsëri sherr mes Laçit dhe Tiranës. Pas saj që ndodhi në sfidën e parë në “Selman Stërmasi”, një tjetër episod ka ndodhur në sfidën e sotme pas përfundimit të ndeshjes së Kupës.

Eliminimi u ka djegur bardhezinjve. Pashk Laska, presidenti i skuadrës së Laçit, pas ndeshjes është zënë me presidentin e skuadrës së Tiranës, Refik Halili.

Sipas “Procesit Sportiv” në faqen zyrtare në “Facebook”, Laska ka goditur presidentin Halili. Ky i fundit menjëherë ka bërë kallëzim në organet kompetente për dhunën e ushtruar ndaj tij.

Kaq është dashur që presidentit i skuadrës kurbinase, Pashk Laska, të shoqërohet në polici, nga ku do të merret në pyetje rreth asaj që ka ndodhur pas ndeshjes Laçi-Tirana, e cila përfundoi 2-0 për skuadrën kurbinase.

Mësohet se përplasja ka ndodhur pas përfundimit të takimit, ku presidenti i Laçit e ka ndjekur Halilin me makinë BMË, dhe pasi të dy janë ndalur, ai ka goditur Halilin.

Për momentin, Laska mbahet në ambientet e komisariatit nr. 6 në Tiranë. Bashkë me Laskën janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN