09.04.2019 - 18:12
Policia ka shoqëruar të paktën 40 persona ditën e sotme pas ngjarjes në aeroportin e Rinasit.
Sipas informacioneve, në afërsi të vendit ku u gjet trupi i pajetë i grabitësit, është gjetur edhe një furgon plot me armatime.
Mes të shoqëruarve mësohet të ketë edhe nga security i aeroportit.
Rreth dhjetë milionë euro u grabitën sot nën kërcënimin e armëve në Rinas.
Pasi kanë marrë paratë, grabitësit u larguan menjëherë nga aeroporti por në ikje janë shkëmbyer me forcat e policisë duke i sulmuar me granata e kallashnikov.
Policia është përgjigjur me zjarr dhe një prej grabitësve ka mbetur i vrarë.