MENU
klinika

Grabitja Rinas

Alkond Bregasi bashkëpunon me drejtësinë, tregon emra dhe detaje

23.04.2019 - 14:22

Gjatë ditës së sotme ka dalë para gjykatës një prej autorëve të grabitjes në Rinas.

Gjykata për Krime të Rënda caktoi “Arrest në burg” pa afat për Alkond Bengasin.

Ai ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.

Brengasi njihet ndryshe si kushëriri i “Mjeshtrit” të grabitjeve, Klement Çala.

News 24 raporton e Alkond Bregasi ka pranuar të bashkëpunojë dhe të rrëfejë të gjithë skemën e e grabitjes në Rinas, kush janë autorët dhe si ishin organizuar.

Pas dëshmisë së tij, policia ka nisur kërkimet për arrestimin edhe të tre personazheve të tjera të grabitjes Oltion Veseli, Saimir Çela dhe Renaldo Sula.

Bengasi ka pranuar ndër të tjera se është ai personi që ka modifikuar furgonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” që u përdor për grabitjen.

Bazuar në emrat që ai ka rrëfyer pritet po ashtu arrestimi i një personi të pestë që ka lidhje me ngjarjen.