Lewis Hamilton fitoi Çmimin e Madh të Kinës, e cila ishte gara numër 1000 në historinë e Formulës 1.
Britaniku i Mercedesit la pas shokun e tij të skuadrës, Valtteri Bottas dhe pilotin e Ferrarit, Sebastian Vettel.Kjo është fitorja e tretë radhazi e Mercedesit në 3 garat e para të sezonit, duke treguar se edhe ky sezon nuk do të ketë histori. Në renditjen e pilotëve kryeson Lewis Hamilton me 68 pikë, i ndjekur nga Bottas me 62 pikë.
Ndërkohë, Mercedes kryeson renditjen e konstruktorëve me 130 pikë, ndërsa Ferrari ka 78.
Ndërkohë ashtu si në dy garat e para edhe në të tretën vijon të zhgënjejë “Ferrari”, pavarësisht se në Kinë Sebastian Vettel u ngjit në podium.
Vetëm vendi i pestë për pilotin tjetër të kokëkuqes, Charles Leclerc, ndërsa në mes të dy makinave “Ferrari” e përfundoi garën Max Verstappen i “Red Bull”. Formula 1 do të kthehet pas dy javësh, me Çmimin e Madh të Azerbajxhanit.
Renditja e plotë e Çmimit të Madh të Kinës: