MENU
klinika

Bundesliga

Sancho ‘nderon’ Dortmundin, verdhezinjtë rimarrin kreun

13.04.2019 - 20:52

Borussia e Dortmundit ka reaguar pas humbjes së thellë 5-0 në “Allianz Arena” ndaj Bayernit të Mynihut.

Verdhezinjtë morën kryesimin e Bundesligës, të paktën përkohësisht, pasi mposhtën me rezultatin 2-1 Mainzin, me dygolësh të Sanchos që në pjesën e parë. Sulmuesi i talentuar anglez shënoi që në minutën e 17-të, pas asistimit të bukur nga Mario Gotze.

Nuk vonoi shumë dhe 19-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës për herë të dytë pas bashkëpunimit me Delaney.
Gjithsesi, ekipi verdhezi vuajti minutat e fundit, pasi Quaison shfrytëzoi një top që nuk u largua si duhet nga mbrojtja, duke shkurtuar në 2-1 diferencën 7 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Miqtë tentuan me të gjitha format të gjenin golin e barazimit, por portieri Burki reagoi në mënyrën e duhur kur u vu në provë.
Fitore të rëndësishme mori edhe Leipzig, që mposhti 2-0 Wolfsburgut me gola të Kampl dhe Werner.

Rezultatet në Bundesliga:

Dortmund – Mainz 2-1
Hannover – B. Monchengladbach 0-1
RB Leipzig – Wolfsburg 2-0
Stuttgart – Bayer Leverkusen 0-1
Werder Bremen – Freiburg 2-1

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Furtunë' gurësh në fushë

Dhunohen gjyqtarët, ndërpritet Besa-Bylis