467 – Anthemius (Anthemi) vjen në krye të Perandorisë Romake të Perëndimit. Ai i përkiste familjes fisnike ilire Prokopia, nga e cila kishin dalë disa oficerë të lartë, si civilë dhe ushtarakë. Gjyshi i Anthemit, ishte nip i Konstantinit të madh.
1204 – Kryqtarët e Kryqëzatës së Katërt kapërcejnë muret e Konstandinopojës dhe një ditë më pas plaçkisin qytetin.
1484 – Lindi Antonio da Sangallo i Riu, arkitekti italian, që projektoi Pallatin Apostolik dhe Bazilikën e Shën Pjetrit në Romë, (vdiq më 1546)
1654 – Londër; shpallet Bashkimi i Anglisë dhe Skocisë, Mbretëria e Bashkuar miratohet nga Këshilli i Shtetit.
1823 – Realizëm & Soc-realizëm; Lindi në Moskë Aleksander Nikolaieviç Ostrovski, dramaturg, një nga përfaqësuesit kryesorë të periudhës së realizmit rus; dramat e tij janë ndër pjesët më të lexuara e më të shfaqura në Rusi. Ai shkroi 47 drama, krijoi 728 karaktere, në dukje të ngjashme, por jo dy prej tyre të njëjtë, sipas kritikëve. Aleksandri vdiq më 1886; nipi i tij, Nikolai Ostrovsky (1904 – 1936) do të bëhej shkrimtar i realizmit socialist, i njohur për romanin “Si u kalit çeliku”.
1857 – Në Francë, Gustave Flaubert boton romanin “Madame Bovary”, rrëfim klasik i dashurisë dhe ndëshkimit; portret i gruas dhe tradhëtisë bashkëshortore. Libri u kritikua dhe u ndalua për një periudhë. Flaubert, ndër shkrimtarët më të mëdhenj të letërsië perëndimore, njihet gjithashtu për epistolarin e pasur, perfektsionizmin në art dhe në stilin e të shkruarit.
1861 – SHBA, Lufta Civile filloi kur Fort Sumter (Karolinë e Jugut) u sulmua nga rebelët; kjo luftë përfundoi kur gjenerali i Konfederates, Robert E. Lee u dorëzua më 9 prill 1865; beteja e fundit u zhvillua në Palmito Ranch, Texas, më 13 maj 1865. Rreth 1.264.000 ushtarë amerikanë kanë humbur jetën në të gjitha luftërat e këtij vendi – 620.000 në Luftën Civile dhe 644.000 në konfliktet e tjera jashtë. Vetëm me luftën e Vietnamit, ku ndodhi shumica e vdekjeve amerikane në luftërat e huaja, numri i të vrarëve në Luftën Civile u eklipsua.
1894 – Britania dhe Belgjika nënshkruajnë marrëveshje të fshehtë për ndarjen e Afrikës Qendrore.
1908 – Një zjarr në qytetin Chelsea (Çelsi) afër Bostonit, Massachusetts lë pastrehë 17 mijë persona. Në atë kohë, në Çelsi banonte një numër relativisht i konsiderueshëm shqiptarësh.
1919 – Parlamenti britanik miraton javën 48-orëshe të punës, si dhe pagën minimale (paga më e ulët e lejueshme).
1931 – Votuesit spanjollë refuzojë monarkinë – duke shkaktuar përçarje, të cilat çuan në Luftën e Madhe Civile.
1935 – Radio – Transmetohet për herë të parë programi “Hit Parade” me këngët më mira.
1935 – Gjermania ndalon botimin për shkrimtarët “jo – arianë”.
1938 – SHBA, shteti Nju Jork kërkon për here të parë me ligj që çiftet duhet kryjnë ekzaminim mjekësor para se t’u jepej leja e martesës.
1945 – Vdiq Franklin Roosevelt (63 vjeç) – Nënpresidenti Harry Truman betohet si president. Rusvelti (me këmbë të paralizuara nga poliomeliti) u zgjodh president në nëntor të vitit 1932 – në 100 ditët e para të presidencës së tij, në Amerikë kishte 13 milionë të papunë dhe pothuajse çdo bankë ishte mbyllur. Më 1935, vendi kishte hyrë në rrugën e rimëkëmbjes. Në vitin 1936, Rusvelti u rizgjodh me një shumicë të madhe votash; po kështu edhe në vitin 1940, 1944. Ai është presidenti i vetëm amerikan, i zgjedhur për katër mandate. Pas tij, Kongresi miratoi ligjin; një president mund të zgjidhje për jo më shumë se dy mandate. Ndërsa luftës së dytë botërore po i afrohej fundi, shëndeti i Rooseveltit u përkeqësua. Në shkurt ndërsa presidenti ndodhej në Konferencës e Jaltës, Lord Moran, mjeku u kryeministrit britanik Winston Churchill, duke komentuar mbi shëndetin e tij tha se presidenti ishte duke vdekur. Dy muaj më pas, më 12 prill 1945, presidenti i 32-të i SHBA-së, vdiq nga një hemorragji cerebrale, në Warm Springs, Xhorxhia.
1946 – Siria fiton pavarësinë nga Franca
1955 – Vaksina e kundër poliomelitit e zhvilluar nga doktori amerikan Jonas Salk u shpall “e sigurt, efektive, dhe e fuqishme”
1961 – BRSS, Kozmonauti sovjetik Yuri Gagarin bëhet njeriu i parë në hapësirë dhe njeriu i parë në orbitën e tokës në një anije hapsinore.
1992 – Parku Euro Disney në Marne – la- Vallee, Francë, hap dyert për herë të parë.
1999 – SHBA, Arkansas – gjykatësja federale Susan Webber Wright gjen fajtor presidentin Klinton për shpërfillje të gjykatës pasi kishte gënjyer në lidhje me marrëdhëniet e tij me praktikanten e Shtëpisë së Bardhë, Monika Lewinsky.
2012 – Universiteti Oxford dhe biblioteka e Vatikanit njoftojnë se mbi 1,5 milionë faqe të teksteve të lashta do të vihen në dispozicion të publikut në internet.
2013 – Një objekt-monument i krijuar nga dora e njeriu – 10 metra i lartë, 60 ton, prej vitit 2000 pes – zbulohet në detin e Galilesë.