MENU
klinika

Almanak

Histori/ Çfarë ka ndodhur më 28 prill?

28.04.2019 - 07:59

1192 – Vritet në Tyre (Liban), Conrad i parë, mbreti i Jeruzalemit, dy ditë pasi ishte zgjedhur në këtë post. Vrasja u krye nga hashashinët, sekt i formuar në fund të shekullit të 11-të. “Assassin” “Vrasës’, nga arabishtja Hashishin “përdorues hashashi” (Lewis, Bernard (1967), The Assassins: Sektet Radikale të Islamit, fq 30-31, Oxford University Press.)

1686 – Isak Njutoni boton vëllimin e parë të librit të tij “Principia”, më pas do të botonte edhe 2 vëllime të tjera (Parimet Natyrore të Matematikës), ku ai shjegon ligjet e lëvizjes. Asnjë vepër shkencore nuk ka tërhequr më shumë vëmendjen e filozofëve sesa Principia. Gjatë shekullit të 20-të filozofët e kanë parë këtë libër në kontekst të teorive të Ajnshtajnit mbi gravitacionin dhe relativitetin. Historianët thonë se teoria e gravitetit të Njutonit u krijua në shekullin e 18-të, periudhë kur zhvillimet teknologjike mungonin – mungonte veçanërisht një mekanizëm i duhur për prodhimin forcës gravitacionale.

1908 – Në Moravi lindi Oskar Schindler, biznesmen austriak – subjekt i romanit Arka e Shindlerit (1974) dhe më pas i filmit Lista e Shindlerit. Pas luftës së dytë botërore, Schindler dhe gruaja e tij, Emilie, u vendosën in Regensburg, Gjermani, deri në vitin 1949, kur emigruan në Argjentinë. Në vitin 1962, Yad Vashem i dha Schindlerit titullin “Të ndershmit mes Kombeve ” në njohje të përpjekjeve të tij për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Holokaustit nazist. Emilie u nderua në mënyrë të ngjashme në vitin 1993. Schindler vdiq në Gjermani më 1974 – kishte mbetur i varfër dhe i vetmuar. Disa nga hebrenjtë që Shindleri kishte ndihmuar të mbijetonin mblodhën ndihma financiare për transferimin e trupit të tij për t’u varrosur në Izrael. Në vitin 1993, Muzeu Përkujtimor i Viktimave të Holokaustit në kryeqytetin amerikan Uashington, e nderoi Shindlerin pas vdekjes me medaljen e veçantë të kujtimit. Historia e Shindlerit tërhoqi shumë vëmendje në sajë të filmit Lista e Shindlerit me regji të Stiven Spielbergut (1993), bazuar në një roman të vitit 1983 nga Thomas Keneally.

1912 – Vatra u themelua zyrtarisht. Takimi i parë për të sjellë së bashku të gjitha organizatat shqiptare amerikane në një federatë ishte zhvilluar më 24 dhjetor 1911 në Boston me nismën e shoqatës “Besa – Besë”. Në këto takime ishin të pranishëm: Faik Konica, Fan Noli, Kristo Floqi, Marko Adams, dhe Paskal Aleksi. Të dhënat zyrtare të komisionit të bashkimit citojnë: “Ne bëjmë thirrje për të formuar Federatën Pan Shqiptare të Amerikës nga bashkimi i shoqatave të mëposhtme: “Besa – Besë”, “Flamuri i Krujës”, “Shoqëria Kombëtare”. dhe “Dallandyshja”. Vatra u regjistrua si shoqatë në shtetin Masaçusets dhe morr çertifikatën e njohjes më 13 qershor 1912. Çertifikata tregon këto emra, citim: Faik Konica, Lambi Chikozi, Fan S. Noli, Kristo Floqi, Elia Tromara, Naum Cere, Kosta Kotta.

1916 – Ne Ashton, Angli, lindi Bill Bland, marksist-leninist britanik. Para se të bëhej udhëheqës i lëvizjes anti – revizioniste, Bland ishte anëtar i Partisë Komuniste të Zelandës së Re dhe Partisë Komuniste të Britanisë. Mao Ce dunin e konsideronte – deviacionist, ndërsa komunizmin e Enver Hoxhës e quante të vërtetë në traditën e Marksit, Leninit dhe Stalinit. Bland e vizitoi Shpiqërinë për here të pare në vitin 1962 me ftesë të PPSH-së. Nga viti 1968 – 1978, lidhjet e tij me Shqipërinë u ndërprenë për shkak të qëndrimit pro kinez të Enver Hoxhes, por marrëdhëniet e ngushta u rivendosën pas prishjes së aleancës kino – shqiptare. Bland ishte një nga themeluesit e shoqatës shqiptare – britanike, dhe më pas sekretar i saj për gati 30 vjet deri në rënien e regjimit komunist në Shqipëri. Bland vdiq më 13 mars 2001.

1925 – Poeti amerikan T. S. Eliot, pranon vendin e punës si redaktor në shtëpinë botuese Faber, pozitë, e cila i lejoi atij të shkëputej nga puna si nëpunës banke që bënte deri atëhere.

FOR EZRA POUND, nga T.S. Eliot
(shqipërim)

“Jam me nerva sonte. Po, të këqia.
Rri me mua.
“Flit me mua. Pse nuk flet?. Fol.
“Për çfarë je duke menduar?
– Çfarë të mendoj?
– Çfarë?
“Nuk e di. Mendo.”

Mendoj se ndodhemi në rrugicë plot me minj’
Ku njerëz të vdekur kanë humbur eshtrat e tyre.

“Ç’është kjo zhurmë?”
Erë nën derë.
“Ç’është era duke bërë?”
Asgjë përsëri Asgjë.
Bën.
“Ti nuk kupton asgjë? A mund të shihet Asgjë? A mund të kujtohet Asgjë?”

Më kujtohet
Ato janë perla që ishin sytë e tij.
“A je gjallë, apo jo? A ka mbetur gjë në kokën tënde?”

1939 – Berlin; Hitleri mban një fjalim në parlament ku njeh dhe miraton pushtimin e Shqipërisë nga Italia, duke përgëzuar Musolinin për sigurimin e “hapësirës jetike” për fashizmin, ashtu si Gjermania po përpiqej për nacional-socializmin.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit