193 – Septimius Severus shpallet Perandor romak nga legjionet e tij në Iliri. Në vitin 191, Severus kishte marrë nga perandori Kommodus komandën e legjioneve në Pannonia të Ilirisë. Kur Kommodus u vra më 192, postin e perandorit e mori Pertinaksi, por Garda Pretoriane nuk e deshi dhe e vrau, duke shpallur Severin perandor. Severi rridhte nga familje e pasur me prejardhje romake italiane nga ana e nënës dhe prejardhje fenikase nga i atit.
1241 – Mongolët fillojnë pushtimin e Evropës. Në Liegnitz, ushtria mongole ndeshet me trupat polake dhe gjermane dhe i mposht ata. Fitorja ishte e plotë dhe komandanti mongol Baidar urdhëroi njerëzit e tij për të filluar mbledhjen e veshëve nga armiqtë e vrarë.
1413 – Henry V, 27 vjeç, kurorëzohet mbret i Anglisë – ai qëndroi mbret deri në vdekje në moshën 35 vjeçare (1422). Legjendat thonë se Henri bëri një jetë të shkujdesur; ai u bë i pavdekshëm nga Shekspiri, dhe pjesërisht për shkak të armiqësive politike. Por dokumentet historike thonë se duke filluar në gusht 1417, Henry V futi përdorimin e gjuhës angleze në qeveri. Ai ishte mbreti i parë britanik që filloi të përdorë anglishten në korrespondencën e tij personale që prej pushtimit Norman 350 vjet të shkuara.
1860 – Francezi Edouard – Leon Scott de Martinville bën regjistrimin më të herëshëm të njohur të zëri të njeriut me aparatin e tij të quajtur fono-autograf. Martinville (1817-1879) ishte librashitës në Paris dhe shpikës amator; ai e kishte regjistruar aparatin në zyrën e patentës në Francë që më 25 mars 1857.
1865 – SHBA, Komandanti i Përgjithshëm i ushtrisë së Konfederatës me rreth 27 mijë ushtarë i dorëzohet gjeneral-lejtnantit Ulysses S. Grant, të ushtrisë së Unionit, duke i dhënë fund luftë civile amerikane.
1867 – Rezultat tepër i ngushtë; me vetëm një votë më shumë, Senati amerikan ratifikon një marrëveshje me Rusinë për blerjen e Alaskës.
1914 – Filmi i parë i plotë me ngjyra, The World, the Meat and the Devil, shfaqet në Londër.
1927 – Anarkistëve italo – amerikanë Sako dhe Vanzeti u shqiptohet dënimi me vdekje nën akuzat për grabitje me armë dhe vrasje.
1928 – Turqia miraton ndarjen e fesë dhe shtetit.
1945 – Në portin Italian të Barit, anija Liberty e ngarkuar me bomba ajrore, shpërthen duke vrarë 360 vetë.