MENU
klinika

"E hap dekoltenë sa hap gojën..."

Ilda Bejleri thumbon analistin, nuk i ka dalë inati

30.04.2019 - 15:43

Rreth 1 vit më parë Mustafa Nano u vu në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të përplasjes së tij me moderatoret e Supersport.

Nano kritikoi ashpër veshjen në studio të dy prej moderatoreve seksi të ketij profili, Ilda Bejleri dhe Bora Zemani.

Unë nuk kam asnjë pamje të Ilda Bejlerit atë mbrëmje për t’jua treguar tani, sepse SuperSporti mesa duket nuk e ka bërë zakon që t’i hedhë në web, në Youtube, programet e veta televizive. Por unë po ju them se veshja e Ilda Bejlerit ishte e trishtueshme, ishte vulgare, ishte e pashijshme. Gati-gati ishte fyese. Një fustan si këmishë nate shumë i shkurtër, shumë i ngjitur pas trupit, tmerrësisht i ngjitur pas trupit”, ka treguar veç të tjerash Nano, gjë që sigurisht nuk u prit mirë nga dy moderatoret.

Duket se Ildës ende nuk i ka dalë inati me gazetarin, pasi e thumboi teksa u pyet sërish në “Procesin Sportiv” për dekoltenë.

Unë nuk e di pse më thonë se e hap shumë dekoltenë. Vetëm një Muç Muçi në fakt e ka pasur shumë problem. Dekoltenë e hap aq sa më lejon të hap gojën dhe jo më shumë. Është diçka më se normale. Mbaj mend që para 5 vitesh vishja një golf deri në fyt dhe më pas vazhdova ta ul pak golfin deri sa jam tani. E hap dekoltenë aq sa hap gojën”, tha Ilda.