MENU
klinika

Akuzat

Ish-drejtori i përgjithshëm i VW nën akuzë për mashtrim

16.04.2019 - 17:56

Gjykata gjermane përshpjetoi sot procedurat drejt një procesi gjyqësor për “dieselgate” me akuzën për mashtrim të ish-drejtorit të përgjithshëm të Volkswagenit për fshehje të falsifikimit të miliona makina diesel për t’u dukur më pak ndotëse.

”Prokuria e Brunswick vuri nën akuzë Martin Winterkorn për mashtrim të rëndë, shkelje të ligjit për praktika tregtare abuzive në raport me konkurrencën dhe shkelje të besimit”, shkruan prokuroria në një komunikatë.

Kjo e fundit nuk ka dhënë ende asnjë prononcim për momentin, ndërsa perspektiva e një procesi gjyqësor po afrohet.

Ish-drejtuesi tha se e gjitha kjo situatë ishte rezultat i hetimeve të nisura ndaj disa personave për të cilët Volkswagen nuk dëshironte të prononcohej.

Prokuroria vuri nën akuzë katër persona të tjerë, por nuk saktësoi as identitetin, as funksionet e mëparshme apo ato aktuale të tyre tek Volkswagen.