Eurovizioni i sivjetshëm është shumë afër dhe në të performojnë shumë këngëtare solo.
Vitin e kaluar kanë qenë 16 këngëtare që performonin vetëm në skenë, ndërsa këtë vit janë 14, shkruan blogu dedikuar muzikës europiane, “Wiwiblogs”.
Këngëtaret e këtij viti performojnë këngë të shkëlqyera, nga ato të lirikave të dashurisë, deri te baladat, me historitë e vendeve të tyre.
Për të matur faktin se cila është këngëtarja më e preferuar, “Wiwiblogs” ka bërë edhe një sondazh.
Ky sondazh mbyllet, pak përpara provave të para në maj.
Sipas rezultateve të deritanishme, në vendin e parë është këngëtarja që përfaqëson Greqinë Katerine Duska me 20.55% të votave, më pas vjen Jonida Maliqi me 12.59% të votave, Tamta me 11.86 përqind etj.
Këngëtarja serbe Nevena Bozovic renditet me 5.86% të votave.