MENU
klinika

Bukuria!

Kafeja ju bën më të bukur, 5 përfitimet surprizuese prej saj

18.04.2019 - 20:59

Nëse ka një gjë mahnitëse në jetë, një prej tyre është kafeja! Ne e  dimë të mirën e pirjes së saj në përdishmërinë tonë, por ne nuk e dinim që kishim edhe përfitime të tjera. Për shembull,a e dini se kafeina është provuar shkencërisht që zhduk celulitin?

Apo aplikimi për një javë në flokët tuaj mund të nxisë rritjen?

Ekspertët bien dakort: Kafeja është e duhura për bukurinë e të gjitha femrave

Flokët

Maska me kafe për flokët parandalon djegien dhe i jep flokut shkëlqim.

Kuron qeskat poshtë syve 

Kafeina ndihmon në zvogëlimin e qeskave poshtë syve duke kufizuar rrjedhjen e gjakut në zonë dhe reduktimin e enjtjes.

Pastron lëkurën

Kafeja është ideale për të bërë një pastrim natyral dhe të lirë të trupit në kushtë shtëpiake.  Ajo mund të shërbejë si scrub, dhe njëkohësisht zbut lëkurën pa shkaktuar irritim të saj. Kremrat dhe serumet që përmbajnë kafe mund të minimizojnë përkohësisht dukshmërinë e celulitit

 Qetësia 

Ti e di se si kafeja të zgjon në mëngjes? Ajo bën të njëjtën gjë me lekurën tuaj.

Shkëlqimi

Kur aplikohet si një maskë fytyre, vetitë stimuluese të kafes përmirësojnë rjedhjen e gjakut dhe bëjnë që lëkura juaj të duket e shkëlqyeshme, e ndritshme dhe e gjallë.