Princi Louis feston ditëlindjen e tij të parë dhe mami Kate Middleton feston me një seri fotosh në rrjetet sociale.
Janë tre foto të realizuara pikërisht nga Dukesha e Cambridge dhe të postuara në faqen zyrtare në Instagram, ku fëmija më i vogël i çiftit sheh objektivin dhe qesh, duke treguar dy dhëmbët e parë dhe duke shfaqur një ngjashmëri të madhe me William.
Mesa duket zërat për një tradhti të mundshme të princ William me ish shoqen e ngushtë të Middleton janë injoruar plotësisht nga çifti mbretëror duke mos dhënë asnjë reagim për ato që shkruhen në faqet roz të gazetave dhe vëmendja e tyre është përqëndruar në ditëlindjen e parë të më të voglit të familjes mbretërore.
Deri tani Louis nuk e kemi parë shumë shpesh në faqet e revistave, duke qëndruar larg reflektorëve mediatikë.
I vogli nuk ishte prezent në dasmën përrallore të Harry dhe Meghan, as në atë të Beatrice të York me Jack Brooksbank, gjatë të cilës protagonistë ishin vëllai George dhe motra Charlotte.
Ajo që dimë për të nga zërat pranë Kensington palace, sipas asaj që raporton People, i vogli është si një “mace shumë e shpejtë’ dhe një “fëmijë gjithmonë alegro dhe i qeshur”, me dëshirën e madhe për të ecur shpejt dhe për të bërë hapat e më të rriturve.
Ndërsa “Vanity Fair Uk” zbulon edhe diçka në lidhje me festimet e ditëlindjes së parë të Louis.
Bëhet fjalë për një tea party shumë private, në shtëpinë e fshatit Anmer Hall në Nortfolk, në të cilën do të jenë të ftuar vetëm Middleton dhe disa miq shumë të ngushtë.