Veshkat janë një organ jetik për trupin tonë, edhe pse shumë njerëz i neglizhojnë dhimbjet e tyre, duke i ngatërruar me dhimbjet muskulare.
Sëmundja e veshkave është konsideruar edhe si “vrasësi i heshtur” i njeriut. Këto janë të paktën 7 produktet që nuk duhet t’i konsumoni pasi i shkatërrojnë veshkat tuaja.
Mishi i kuq
Një nga vlerat e mishit të kuq janë përmbajtja e proteinave. Trupi ka nevojë për proteina për t’u rritur dhe për të ndërtuar muskujt, por gjithashtu është sfiduese për metabolizmin e veshkave. Mishi i kuq ka një përqëndrim të lartë të yndyrnave të ngopura. Veshkat kanë nevojë për yndyrna për të punuar si duhet, por sasia e tepruar mund të shkaktojë formimin e qelizave të quajtura makrofagë në idet e veshkave. Kjo dëmton veshkat duke krijuar mbetjet acide në trup.
Alkooli
Alkooli është në thelb një toksin që veshkat duhet të filtrojnë. Pirja e moderuar nuk e bën këtë punë shumë të vështirë. Përdorimi në masë i alkoolit ndryshon funksionin e veshkave, ashtu si ndryshon funksionin e trurit tuaj dhe i bën ata të paaftë për të filtruar në mënyrë efektive gjakun. Alkooli është gjithashtu mjaft dehidratues dhe uji është kriter për funksionin e veshkave, si dhe çdo qelizë të vetme në trupin tonë. Është e rekomanduar të konsumoni sa më shumë ujë pas konsumimit të alkoolit.
Kripa
Natriumi është një përbërës i rëndësishëm që ndihmon trupin të mbajnë ekuilibrin e duhur të lëngjeve. Kur keni shumë kripë në dietën tuaj, veshkat janë të detyruar të mbajnë më shumë ujë për ta zbutur atë. Kjo ngre presionin e gjakut dhe mund të dëmtojë edhe strukturat mikroskopike brenda veshkave që kryejnë filtrimin. Për të kufizuar konsumin e natriumit, hani sa më shumë ushqime të freskëta, në mënyrë që të kontrolloni përmbajtjen e kripës.
Kafeina
Shumë prej nesh kanë nevojë për një sasi të përditshëm të kafeinës në mëngjes plus një dozë ose më tepër gjatë gjithë ditës. Kafeina është një nxitës që përshpejton rrjedhjen e gjakut dhe mund të rrisë presionin e gjakut. Gjithashtu kafeina ndikon në aftësinë e veshkës për të absorbuar ujin dhe mund të çojë në dehidrim. Në sasi të vogla, kafeina nuk i ‘streson’ veshkat . Për aq kohë sa ju konsumoni deri në tre kafe në ditë dhe siguroheni që ato ti shoqëroni me ujë për të mos lejuar dehidratimin atëherë nuk do të hasni probleme.
Soda dhe Pijet Energjike
Ato janë një bum energjik të ngarkuara me sheqerna kafeinë apo sheqerna artificiale, ngjyrues dhe kimikate të ndryshme. Nëse i mbani larg dietës tuaj do i bëni një nder gjithë organizmit tuaj. Veshkat janë të detyruara të nxjerrin një pjesë të madhe të saj në urinë, por me kalimin e kohës, nivelet e larta të sheqerit në gjak do të dëmtojnë indet e veshkave dhe do të ulin aftësinë e tyre për të filtruar gjakun.
Produktet e qumështit
Produktet e qumështit janë të pasura me kalcium dhe lëndë ushqyese të tjera, si dhe me proteina. Ata mund të jenë një shtesë e shëndetshme në dietën tuaj, por nuk duhet të konsumohen më sasi të tepruara. Shumë kalcium mund të çojë në krijimin e gurëve në veshka. Studimet kanë treguar se kufizimi i qumështit për njerëzit me sëmundje të veshkave mund të vonojë nevojën për dializë, një proces që filtron gjakun kur veshkat bëhen të paafta.
Ushqimi jo-organik
Nuk është ndonjë e re që injektimi i lëndëve jo organike në ushqimet e ndryshme nuk është aspak i shëndetshëm për trupin e njeriut. Por ato kanë nëj ndikim edhe më të madh te personat që vuajnë nga veshkat. Studimet e fundit kanë treguar se njerëzit me sëmundje kronike të veshkave kanë tendencë të kenë nivele më të larta të mbetjeve të pesticideve në trupat e tyre.