MENU
klinika

Vizita në Kinë

Kina armatos Serbinë? Vuçiç në mision special në Pekin

24.04.2019 - 10:01

Gjatë vizitës së presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç të premten më 26 prill do të bisedohet rreth detajeve për furnizimin me dron-bombardues tipit “Ving lung” për ushtrinë serbe.

Për këtë Vuçiç do të bisedojë me presidentin kinez Si Xhinping për furnizimin me gjashtë dron-bombardues. Dy liderët sipas medieve serbe do të bisedojnë edhe për mundësinë e furnizimit me sistemin kundër ajtor FK-3, që është një version kinez i sistemit antiraketor rusë S-300.

Vuçiç do të merrë pjesë nga 25 deri më 27 prill në Forumin “Rruga e mëndafshtë” dhe i cili është zgjedhur si një nga tre liderët që do të mbajnë një fjalim.

Serbia nga Kina do të furnizohet me disa nga sistemet më të sofistikuara të armatosura, dhe pritet një transfer i rëndësisshëm i teknologjisë ushtarake që do të qonte përpara industrin serbe të armatimit”, citohet të ketë thënë një zyrtarë i lartë i qeverisë serbe duke treguar detajet e bisedave të deritashme:

Fjala është për dy sisteme të fluturakeve pa pilot dhe cdo njëra përbëhet nga tre dronë të gjeneratës së re, stacionit kontrollues tokësor dhe video terminalit në distancë. Këto drone bombarduese janë të destinuara për veprime ushtarake ndaj pozitës së armiqëve, objekteve dhe teknikës.

Po ashtu do të bisedohet edhe për furnizime të sistemit antiraketor FK-3. Serbia ka marrë premtime qaë ky sistem raketor do të mund ta marrë me kushtet shumë të favorshme, që vlejnë për vendet mike dhe aleatë”, tha ai.

FK-3 është një sistem raketor që mund ta godas objektivin në distancë 100 km dhe me 12 raketa gjuan njëkohësisht në gjashtë objektiva.

Ndërsa droni bimbardues “Ving Lung” ka një shpejtësi maksimale prej 370 km, mund të bartë armatim laserik, kundër këmbësorike, raketa ajër-tokë dhe raketa kundër mjeteve të blinduara./ Shqip.press.