MENU
klinika

Intervista/ Gjuhë motër e shqipes

Kishit dëgjuar për “Arvareshu”? Një gjuhë sarde me prejardhje ilire

29.04.2019 - 21:14

Shpeshherë kam shkruar për Shqipërinë, mbi gjuhën shqipe, për minoritetet arbëreshe të Italisë së Jugut dhe për gjuhën e tyre, arbërishten, por kurrë më parë nuk kam përmendur ARVARESHU-n.

Me siguri po pyesni se çfarë është arvareshu dhe mbi të gjitha ç’lidhje ka me Shqipërinë.

Arvareshu është një gjuhë sarde me prejardhje ilire, një gjuhë para-latine që flitet në Sardenjë, pikërisht në zonën qendrore të ishullit të Italisë, në atë që quhet Barbaxha.

T’ju them të vërtetën, as unë nuk isha në dijeni për këtë gjuhë, derisa shkova me pushime pikërisht në Sardenja, ku pata kënaqësinë të njihesha me Salvatoren, një person që kësaj gjuhe (arvareshu) i ka kushtuar vërtetë shumë kohë dhe energji.

Falë punës së palodhshme, studimit dhe hulumtimeve të tija, Salvatore ka arritur të rindërtojë atë që ishte struktura gjuhësore e Arvareshu-t, të mbledhë fjalët e saj dhe të rishkruajë lutjet e saj tradicionale.
Por si është e mundur kjo afërsi midis gjuhës shqipe dhe asaj sarde?

Zbulojeni duke ndjekur video intervistën me Salvatore Bovore Mele-n./ albanianews