Vitin e fundit tifozët kanë qenë të ndarë mes golit me roveshatë të Cristiano Ronaldos dhe atij Gareth Bale, por së fundmi është shënuar një “perlë” me roveshatë.
Nuk është shënuar në ndonjë kampionat të njohur evropian, por nga mënyra se si është realizuar, padyshim që është goli më i bukur i kohëve të fundit.
Supergoli i shënuar nga siriani Omar al-Soma po cilësohet si një ndër golat më të bukur të kohëve të fundit.
Goal of the season candidate?
Omar al-Soma ?pic.twitter.com/rmEZEsplai
— Football Whispers (@FB_WHISPERS) April 5, 2019
Sulmuesi 30-vjeçar luan në kampionatin Arabisë Saudite me skuadrën e Al-Ahli dhe në përballjen ndaj Al-Ittihad në minutën e 78-të ai u bë protagonist me një gol spektakolar të shënuar nga brenda zone me roveshatë.