Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar sot pas firmosjes së marrëveshjes për një koalicion opozitar me aleatët.
Ai tha se angazhimi kryesor do të jenë zgjedhjet e lira.
Sipas tij në Shqipëri nuk do të ketë më qeveri false, drejtësi false dhe as opozitë false, duke iu referuar kështu partisë më të re të krijuar nga ish-deputeti Astrit Patozi.
Reagimi i Bashës:
“PD ka përfunduar nënshkrimin e marrëveshjes për zgjedhjet e ardhshme, në orët në vijim do të zgjerohet me parti të tjera dhe është i hapur të ndërtojë bashkëpunim dhe partneritet me gjithë faktorët, grupe interesi për ti dhënë vendit të ardhmen evropiane që meriton.
Fillon duke dhënë fund krimit elektoral dhe zgjedhjeve false. Të kthejë vendimmarrjen në duart e shqiptarëve, jo zgjedhje fals, të diktuara nga krimi, që prodhon parlament fals dhe qeveri false vegël të krimit.
Duhet të ndëshkohet krimi elektoral që prodhoi parlament ilegjitim dhe qeveri ilegjitime, armik të interesave të qytetarëve dhe mbron pasurimin e paligjshëm në emër të një grushti kriminelësh
Gjeneza e së keqes ku ndodhemi janë zgjedhjet false të diktuara nga krimi, nuk do të ketë më qeveri false, drejtësi false dhe as opozitë fals
Nuk do të ketë zgjedhje farse pa u ndëshkuar krimi elektoral. Dhe u pa vënë para përgjegjësisë Rama dhe bashkëpunëtorët e tij Dako, Gjiknuri.
Mbi supet tona nuk qëndron përgjegjësia e fitores në zgjedhjet e ardhshme të lira e të ndershme por një mision kombëtar për t’i dhënë fund tranzicionit.
Akti i parë i këtij koalicioni që merr jetë sot do të jetë formësimi i platformës për zgjedhje të lira e të ndershme
Hap i panegociueshëm mbetet zgjidhja politike, largimi i shkaktarit të kësaj gjendje, largimi i atij që shkatërroi policinë, arsimin, solli drejtësinë false, po shkatërron shtetin e shqiptarëve, largimi i Ramës dhe një qeveri tranzitore”, u shpreh kreu i selisë blu.